Telegrafi

Zhduket helikopteri i ushtrisë japoneze, brenda tij gjendeshin anëtarët e ekuipazhit dhe disa pasagjerë

Autoritetet japoneze kanë njoftuar se kanë humbur kontaktet me helikopterin ushtarak, brenda të cilit gjendeshin anëtarët e ekuipazhit dhe disa pasagjerë.

Humbja e kontaktit me helikopterin ka ndodhur në afërsi të Miyakoyim në jugperëndim të Okinawas, transmeton Telegrafi.

Helikopteri transportues ushtarak UH60 i njohur si Black Hawk, ishte zhdukur nga radari pasi që ishte ngritur në ajër nga baza në Miyakoyima, dhe nuk është përgjigjur fare në radio-komunikim.

“Shpëtimi i jetëve të njerëzve në helikopter, është prioritet i qeverisë”, tha kryeministri japonez Fumio Kishida.

Në anën tjetër, anijet e rojave bregdetare janë vënë në kërkim të helikopterit në të cilin thuhet se ishin dhjetë persona. /Telegrafi/