Gjermania ka kaluar në epërsi kundër Italisë në duelin e tyre çerekfinal.
Pas një aksioni të shpejtë të gjermanëve dhe një intervenimi jo të duhur të mbrojtjes azzurre, Mesut Ozil e futi topin në rrjet (65’).
Gjatë gjithë ndeshjes, të zgjedhurit e Joachim Low e kanë kërkuar më shumë golin dhe ia dolën të shënonin.
Die Mannschaft patën një tjetër rast për të shënuar, por Buffon mbrojti goditjen e Gomez. /Telegrafi/