Eintracht Frankfurt dhe Rangers po zhvillojnë një ndeshje shumë të bukur finale në Ligën e Evropës, ku skocezët kanë kaluar në epërsi të parët.
Të dy skuadrat prodhuan raste, me gjermanët që ishin më të rrezikshëm para porte, por Rangers gjetën të parët golin.
Sulmuesi Joe Aribo mori një top para mbrojtjes, ku njëri nga lojtarët gjerman u rrëzuan dhe ai i vetëm shkoi drejt portës për të shënuar për 1-0.
JOE ARIBO GIVES RANGERS THE LEAD🔥https://t.co/fdAAd4yr3m
— Fanatics Sportsbook (@FanaticsBook) May 18, 2022
Edhe pse sulmues, ky ishte goli i parë i Aribos në Ligën e Evropës pas 16 ndeshjesh.
Goli erdhi në minutën e 57-të dhe ka ende kohë që shifrat të ndryshojnë.
Atmosfera në stadium është e jashtëzakonshme nga tifozërit e të dyja klubeve./Telegrafi/