Përfaqësuesja e Francës ka gjetur shpejt golin e parë në ndeshjen ndaj Kroacisë e vlefshme për Kupën e Botës “Rusia 2018”.
Është sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, i cili ka shënuar në portën e tij për t’i dhënë epërsinë 1-0 francezëve.
Goli i Mandzukicit erdhi pas një harkimi në zonë nga ana e Antoine Griezmannit.
Ky gol u shënua në minutën e 18-të të ndeshjes. /Telegrafi/