Telegrafi

Zgjidhni formacionet e Interit dhe Milanit

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka pothuajse të gjithë skuadrën në dispozicion, përveç Mario Balotellit, i cili është i suspenduar, dhe mbrojtësit Douglas Maicon, i cili po bën gjithçka që është e mundur që të jetë në fushë të dielën.

Nga ana tjetër Milani e ka të gjatë listën e të lënduarve. Ata do të luajnë në mungesë të shërbimeve të Gattusos, Borriellos, Kalacit, Mattionit, Viudezit, Emersonit, Kakasë dhe Nestas, ndërsa Daniele Bonera është i suspenduar.

Sipas njoftimeve të fundit dy skuadrat pritet të startojnë me këto formacione:

Interi: Julio Cesar, Santon, Materazzi, Samuel, Maxëell, Zanetti, Cambiasso, Muntari, Stankovic, Adriano, Ibrahimovic

Milani: Abbiati, Zambrotta, Maldini, Kaladze, Jankulovski, Pirlo. Ambrosini, Beckham, Seedorf, Ronaldinho, Pato