Raheem Sterling është përzgjedhur lojtari më i mirë për muajin gusht në Ligën Premier, kurse çmimi i trajnerit i ka takuar atij të Hull Cityt, Mike Phelan.
Anësori i Manchester Cityt, edhe pse në një rivalitet më të madh se kurrë, ka triumfuar për më të mirin e muajit gusht në kampionatin anglez
Duket se ardhja e Pep Guardiolas në Manchester City ka bërë që Sterling të “rilind”, që në tre xhirot e para ka shënuar dy gola.
Vlen të ceket se në garë për më të mirin, Sterling ka mposhtur Zlatan Ibrahimovicin dhe Eden Hazardin.
City do ta ketë një ndeshje të vështirë në fundjavë kundër Manchester United.
Trajneri i Hull Cityt, Mike Phelan, është zgjedhur si trajneri më i mirë i muajit gusht.
51 vjeçari në garë për këtë çmim ka mposhtur Pep Guariolan, Jose Mourinhon dhe Antonio Conten. /Telegrafi/