Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se në kuadër të investimeve në infrastrukturë, rruga “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë është zgjeruar dhe është bërë me trotuare e sinjalistikën e duhur.
Hamza ka thënë se kjo rrugë tanimë është bërë edhe me ndriçim publik dhe korsi biçiklistësh.
“Rruga ‘Mbretëresha Teutë’ nga sot do të duket kështu, e zgjeruar, me sinjalistikë të duhur, me ndriçim, korsi biçiklistësh, trotuare, sistem nëntokësor kabllor e gjelbërim”, ka thënë Hamza, për Telegrafin.
Hamza është shprehur se ky është një investim i duhur që sipas tij, do ta lehtësojë qarkullimin e veturave. /Telegrafi/