Ministri i Mbrojtjes i Indonezisë, Prabowo Subianto shpalli sot fitoren në zgjedhjet presidenciale pasi rezultatet jozyrtare treguan se ai fitoi më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë.
Veterani politik Prabowo, ish-komandant i forcave speciale, fitoi rreth 58 për qind të votave, sipas katër agjencive të bazuara në sondazhe, transmeton Telegrafi.
Në fjalimin e tij të fitores, Prabowo premtoi se do të formojë një qeveri me “indonezianët më të mirë”, dhe tha se sipas tij ishte një fitore për të gjithë njerëzit.
Rivalët e tij Anies Baswedan dhe Ganjar Pranowo morën 25 dhe 17 për qind të votave, sipas agjencive, bazuar në një metodë që rezultoi e suksesshme në zgjedhjet e fundit.
Rezultatet zyrtare, pas 6 për qind të votave të numëruara, gjithashtu tregojnë se Prabowo ka 57,7 për qind.
Prabowo kishte gjithashtu mbështetjen kryesore të presidentit Joko Widodo.
Djali i presidentit, Gibran Rakabuming, Raka Prabowo është kandidati për zëvendëspresident. /Telegrafi/