Në muajin e kaluar, tema kryesore në Brazil ishin zgjedhjet presidenciale dhe Lula da Silva u bë presidenti i ri pasi mposhti kundërshtarin dhe ish-presidentin Jair Bolsonaro.
Zgjedhjet ndanë edhe dhomat e zhveshjes së kombëtares braziliane, pasi lojtarët kishin të preferuarit e tyre, ku disa anëtarë të kombëtares morën pjesë aktive në fushatat e kandidatëve të majtë dhe të djathtë.
Në fushatën e të majtës ku kandidat ishte Lula, ishte më aktivi legjendar Rai, ndërsa për të djathtën e Bolsonaro, lobuan emra të mëdhenj si Rivaldo, Ronaldo, Dani Alves dhe më së shumti Neymar.
🗣️ "Hey, Neymar, you're going to have to pay your taxes.” 🇧🇷🗳️
Brazilian people chanting about Neymar’s tax affairs following Bolsonaro’s presidential defeat.
— Football Tweet ⚽ (@Football__Tweet) October 31, 2022
Shpresa më e madhe e Brazilit në Kampionatin Botëror të ardhshëm e ka mbështetur publikisht Bolsonaron në disa raste. Mediat në këtë vend të Amerikës së Jugut shkruajnë se ai e bëri këtë sepse tashmë ish-presidenti e ndihmoi të shmangte pagimin e taksave.
“Ekskursionet” politike të Neymar e shqetësuan legjendarin Juninho Pernambucan, i cili nuk përtoi t’ia thoshte disa fjalë.
Neymar Junior has broken the rules.
The Brazil dressing room had a pact that they would not get involved with the country's elections, but Neymar Junior platformed Jair Bolsonaro consistently. pic.twitter.com/KyC80mQRUJ
— Football España (@footballespana_) November 2, 2022
“Më vjen keq kur shoh Neymarin e djathtë që mbështet fashistët. Si mund ta bëjë këtë?”, ka thënë Juninho.
Pas fitores së Lula da Silva shumë qytetar kanë brohoritur rrugëve: “Neymar tani duhet t’i paguash taksat”./Telegrafi/