Telegrafi

Zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, komisionerët kërcënojnë gazetarët në Bujanoc (Video)

Në zgjedhjet e Këshillit Nacinal të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës mediat në Bujanoc janë përballur me kërcënime.

Pamjet e publikuara në mediat e Luginës së Preshevës, tregojnë më së miri momentin kur  komisionerët nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik (PVD) të Shaip Kamberit, janë shfaqur tejet agresivë ndaj stafit të mediumit online Presheva.com.

Në atë moment raportohet se komisioneri Nexhib Memishi nga rradhët e PVD-së nuk ka lejuar qasjen e mediave duke kërcnuar me jetë “të fshi prej bote”.

Vlerësohet gjithashtu si përçarëse, lokaliste, antishqiptare paraqitjet e komisionierëve të PVD-së në fjalë se ”ti po vjen prej Preshevës, largohu se po ta *** zdralën e nonës”.