Shikuar nga ana statistikore, ekzistojnë grupe profesionesh në të cilat është më se e sigurt që meshkujt dhe femrat do të gabojnë sesa në profesione të tjera
Në saje të mundësive të shumta dhe të të dhënave nga interneti, në shumë portale për njohje edhe femrat edhe meshkujt shfrytëzojnë rastin që të jenë të mashtrues, transmeton Telegrafi.
Në atë mënyrë operatorët kanë dijeni për gjininë e cila lajmërohet më së shpeshti, si edhe me cilat profesione merren.
Pra, sipas të thënave nga portalet për njohje online, 70% e përdoruesve janë të gjinisë mashkullore, ndërsa vetëm 30% të gjinisë femërore.
Kur është fjala për meshkujt me këto profesione, është treguar që janë më së shumti të prirë për tradhti.
Në vend të parë janë mjeshtrit, pastaj profesionet e informacionit dhe programuesit. Në vendin e tretë janë themeluesit e firmave private, ndërsa në të katërtin janë hotelierët.
Vendin e fundit dhe të pestë, e kanë përfaqësuesit tregtarë dhe të punësuarit në bursa.
Edhe pse korelaconi midis zgjedhjes së profesionit dhe prirjeve për mashtrim nuk mund të shpjegohet lehtë, studimi i të dhënave të grumbulluara është bërë interesant.
Te femrat situata është diç më ndryshe.
Në vendin e parë gjenden femrat e punësuara në sektorin financiar. Në të dytin gjenden të punësuarat në sektorin e komunikacionit ajror, qoftë të jenë pilotë apo stjuardesa; ndërsa në vendin e tretë gjenden të punësuarat në shëndetësi, mjeket dhe infermieret.
Vendin e katërt e kanë femrat e punësuara në menaxhment, ndërsa të pestin sportistet dhe instruktoret e fitnesit. /Telegrafi/