Në Pejë është mbajtur Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Sportit Shkollor, ku është zgjedhur kryesia e re për drejtimin e këtij asociacioni.
Komuna e Pejës përmes një postimi në Facebook ka njoftuar për këtë organizim.
Në fjalën e saj hapëse, Drejtoresha e DKRS, Xhenet Syka, ka falënderuar pjesëmarrësit për organizimin, duke e vlerësuar sportin shkollor si një nga elementët më të rëndësishëm për masovizimin e aktiviteteve sportive për vajzat dhe djemtë.
Në kuadër të takimit, u zgjedhën kryetari dhe anëtarët e kryesisë së re, ku si kryetar është zgjedhur Albert Husaj ndërsa nënkryetar dhe sekretar Milot Berisha respektivisht Emrush Osmani.
Bordi përbëhet nga Flamur Kaliqani, Valmir Bytyqi, Ukë Kelmendi, Ryve Ibraj, Ilir Shala, Albulena Arifaj, Bernardina Mirdita, Asllan Zekaj, Abedin Kuqi, Blerina Begolli dhe Taulant Dupa.
Ky organizim synon të forcojë rolin e sportit shkollor në edukimin fizik dhe zhvillimin e talenteve të reja në nivelin lokal. /Telegrafi/