Site icon Telegrafi

Zgjedhën prorektorët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), ka mbajtur mbledhjen e radhët në të cilën kanë zgjedhur prorektorët e Universitetit. Këshilli Drejtues, me të gjitha votat pro, zgjodhi Kushtrim Cukaj, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Sigurim të Cilësisë, pastaj Etleva Blakaj, Prorektore për Bashkëpunim me Industri, Punë Praktike dhe Aktivitete Komerciale, Flamur Salihu, Prorektor për Mësim, Shkencë dhe Çështje të Studentëve, Fakije Zejnullahu, Prorektore për Dixhitalizim, Inovacion dhe Teknologji të Informacionit, dhe Arben Tërstena, Prorektor për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj Agron Bajraktari, ka thënë se këshilli drejtues ka bërë një hap të rëndësishëm duke shqyrtuar propozimet për pozitat e prorektorëve.

“Universiteti tani është i plotësuar nga ana menaxheriale dhe ekipi drejtues është i kompletuar për t’a zhvilluar institucioni më tutje. Zotohem se do të ketë një bashkëpunim të ngushtë dhe maksimal me stafin menaxherial, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të performancës dhe zhvillimit të UShAF”, ka thënë midis të tjerash Bajraktari.

Ai theksoi se ky bashkëpunim do të jetë thelbësor për të arritur qëllimet strategjike të institucionit dhe për të siguruar suksesin e përgjithshëm të universitetit në interes të studentëve, stafit akademik dhe komunitetit më të gjerë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version