Leicester Cityn më s’ka kush e ndalë në rrugëtimin për t’u bërë kampion i Anglisë. Leicester mposhti në shtëpi Southamptonin me rezultat minimal 1-0.
Pas barazimit të Tottenhamit, Leicesteri ishte i interesuar vetëm për një fitore në shtëpi ndaj Southamptonit.
Dhe Morgan ishte ai që shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 38-të për 1-0.
Ky gol nuk arriti të neutralizohej nga mysfairët dhe Leicester e fitoi këtë sfidë.
Leicester ka 69 pikë në vendni e parë me 7 pikë më shumë se Tottenhami. Edhe gjashtë javë kanë mbetur deri në fund të sezonit në Ligën Premier. /Telegrafi/
Leicester 1:0 SouthamptonMorgan
Posted by Telegrafi Sport on Sunday, 3 April 2016