Site icon Telegrafi

Zeshkanet janë dashnore më të mira, biondet prijnë për nga tradhtia

Ekziston bindja që meshkujt më së shpeshti “dorëzohen” para biondinave, mirëpo statistika e thotë të kundërtën

Mendimi për biondet dhe femrat e tjera i kanë dhënë pjesëmarrësit në anketën e një sajti për njohje.

Pra, 54 për qind e të anketuarve i kanë përshkruar biondet si persona që janë të prira më së shumti për tradhti, 58 për qind e të anketuarve i konsiderojnë zeshkanet dashnore më të mira, të cilave njëherësh titullin jo të famshëm ua kanë dhënë 26 për qind e meshkujve, transmeton Telegrafi.

Pasojnë femrat me ngjyrë (12%), por vetëm 8% janë të bindur që flokëkuqet më së shumti tradhtojnë partnerët.

Madje 91% e të anketuarve konsiderojnë që humori i mirë është më i rëndësishëm që të shkoni me dikë në krevat.

Më shumë se një e treta e të anketuarve (36%) konstatojnë që njerëzit e turpshëm me të cilët kanë dalë në takim ka treguar që janë tërësisht ndryshe pasi ta mbyllin derën e dhomës!

Një e katërta e femrave kanë pranuar që do të shkonin në shtrat me një mashkull i cili nuk u është edhe aq joshës, nëse do t’i bënte të qeshnin.

Tri të katërta e damave dhe 63% e meshkujve kanë zbuluar që dashnorët më të mirë kanë qenë partnerët të zhgënjyer në vallëzim. /Telegrafi/

Exit mobile version