Site icon Telegrafi

Zemra lakmon atë që nuk e ka

Kur një grua fillon të ta shpjegojë pse të tha “jo”, në të vërtetë fillon të tërhiqet nga ajo që ka thënë. (Sigmund Graff)

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com

Qëndrueshmëri në zemrën tënde nuk ka, sepse zemra lakmon atë që nuk e ka, atë që nuk ka fund, e kërkon gjithmonë.

Mirëpo arsyeja nuk ka të bëjë me të përjetshmen, kurse zemra kërkon, ëndërron të pamundshmen, zemra interesohet vazhdimisht për të përjetshmen.

Por, si jeta edhe dashuria, të jetonin më gjatë, gjithnjë do të ekzistojë edhe frika se ajo një ditë do të përfundojë, është e vërtetë se si ka një fillim ashtu ka edhe një mbarim. Frika juaj është e drejtë, sepse ajo ka fillimin dhe mbarimin.

Sa më parë e kuptoni qëllimin e jetës, aq më lehtë do ta përballoni, do të jeni më të arsyeshëm me veten tuaj.

Kurse dashuria juaj fillon në një kohë të caktuar, atëherë kur ajo duhet të përfundojë, na jemi dëshmitarë për kohën që kalon shumë shpejt: nëse përfundon shpejt, ju e quani kalimtare, posa keni arritur ta shijoni atë kohë.

Njeriu që ka arritur të jetë vetvetja, ka lirinë e plotë të mendimit, është i pakushtëzuar, ai në mendjen e vet është i përjetshëm. Vetëm nëpërmjet vetes ju mund ta ndryshoni mënyrën e jetës suaj, mund ta pasuroni njëri-tjetrin.

Ju do të rriteni në dashuri, dashuria është cilësia juaj, atëherë vjen përjetësia. Dashuria nuk ka adresë, cilido që të afrohet, do të mrekullohet nga dashuria, do të furnizohet me energji të freskët, do të pasurohet prej saj.

Ne duam që njerëzit ta duan më shumë njëri-tjetrin, duam që njerëzit të jenë më pak seriozë, e më shumë të lumtur dhe të sinqertë, por aspak të mrrolur, të zymtë.

Njerëzit duhet ta mësojnë ndjenjën e dashurisë dhe të humorit, është një ndër cilësitë themelore të njeriut besimtar.

Dashuria dhe gëzimi ju bën të zgjuar, të arsyeshëm, sepse vetëm njeriu i zgjuar mund të dashurojë dhe të qeshë.

Përveç njeriut që është i arsyeshëm të dashurojë dhe të qeshë, asgjë në këtë botë nuk e ka këtë kënaqësi. Kafshët, shpezët, insektet nuk kanë arsye të jetojnë, vetëm njeriu është i shpërblyer me mendje dhe ta shijojë dashurinë, gëzimin, lumturinë. /Telegrafi/

Exit mobile version