Poezi nga: Louise Gluck
Përktheu: Rajmonda Çollaku
Më në fund iu paraqita
sat shoqeje, në shtëpi të saj,
në Itakë, vetëm zë,
pa trup, siç i takon
një hyjnie; ajo pushoi
së enduri, ktheu kryet
majtas, pastaj djathtas,
ndonëse fare e pashpresë
në mundësitë e gjetjes së burimit
të atij tingulli: Vështirë
t`i kthehet ajo avlëmendit,
pas asaj ç`mësoi. Kur
ta shohësh sërish, thuaji
se hyjnitë kështu njatjetojnë:
Në qofsha përjetë në mendjen e saj,
përjetë do jem edhe në jetën tënde.