Telegrafi

Zelimkhan Abakarov fitoi Botërorin e mundjes dhe valëviti flamurin shqiptar në Beograd

(Foto: KOKSH)

Përfaqësuesi i Shqipërisë në mundje, Zelimkhan Abakarov, triumfoi në finalen e madhe duke mundur amerikanin Thomas Patrick Gilman dhe duke valëvitur flamurin kuqezi në mes të Beogradit.

Mundësi shqiptar dominon në çdo sekondë të ndeshjes, duke e merituar plotësisht medaljen e artë e duke u shpallur kampion bote në peshën 57 kg.

E jashtëzakonshme, sepse për herë të parë në mundje, një sportist shpallet kampion Bote për Shqipërinë – thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Mundësi kuqezi shkëlqeu edhe në gjysmëfinale duke mundur serbin Stevan Miçiç (medalist Olimpik), derisa në çerekfinale mundi uzbekun Gulomjon Abdullaev në kampionatin që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.

Në kualifikuese, Zelimkhan Abakarov kaloi pa probleme kolumbianin Oscar Urbano dhe kubanezin Reineri Ortega.