Kryeministrja e Zelandës së Re e ka vendosur qytetin e Auckland në bllokim nga mesnata e së dielës dhe rriti kufizimet në të gjithë vendin, pasi tre raste lokale me coronavirus u raportuan në rajon gjatë fundjavës.
Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, Ardern deklaroi se Auckland do të hynte në bllokimin e nivelit 3 për tre ditët e ardhshme, derisa të zbulohen detaje rreth burimit të rasteve të fundit.
Bazuar në vendimin e ri, pjesa tjetër e vendit do të kalojë në kufizimet e nivelit 2 për të njëjtën periudhë kohore.
Ardern tha se ende nuk e kishte të qartë këtë përhapje dhe se zyrtarët shëndetësorë ishin në pritje të ‘renditjes’ së gjenomit dhe rezultateve të serologjisë.
Nën masat e nivelit 3, njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia kur është e mundur, dhe prindërve u kërkohet të mbajnë fëmijët në shtëpi.
Vendet publike si bibliotekat, muzetë, kinematë, qendrat ushqimore, palestrat, pishinat, terrenet e lojërave dhe tregjet do të mbyllen, ashtu si bizneset që nuk mund të sigurojnë distancën fizike. /Telegrafi/