Sulmuesi i talentuar nga Kosova, Agim Zeka e ka nisur mirë aventurën portugeze.
Zeka së fundmi iu është bashkuar skuadrës Varzim që luan në Ligën e dytë të Portugalisë.
Prishtinasi e nisi ndeshjen nga minuta e parë në përballje me Penafiel.
Varzim shënoi fitore tejet të rëndësishme në udhëtim me rezultat 2-3.
E në minutën e 14-të, Zeka goditi bukur me të majtën duke shënuar për 0-1.
Vetëm katër minuta më vonë sulmuesi i Kombëtares u largua nga loja për shkak të një lëndimi.
Zeka iu bashkua Varzimit si huazim gjashtë mujor nga skuadra franceze Lille.
Me këtë fitore Varzim renditet në vendin e 15-të në kampionat me 28-të pikë të grumbulluara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Yuj4h_RaZX8