Qetësoni lëkurën e irrituar në një mënyrë të thjeshtë
Rruajtja është mënyra më e lirë dhe më e lehtë për të hequr qimet e padëshiruara.
Nuk është e rrallë që lëkura të acarohet pas përdorimit të briskut të rrojës. Skuqja, kruajtja dhe ndjesia e djegies mund të jenë shumë të pakëndshme.
Nëse keni një ngjarje të rëndësishme dhe lëkura juaj është e përflakur, mund të përdorni një truk të thjeshtë, transmeton Telegrafi.
Gjithçka që ju nevojitet është pak mjaltë, i cili është i shkëlqyeshëm për qetësimin e lëkurës.
Gjëja e parë që duhet të bëni është të lagni gishtin me ujë dhe më pas të merrni pak mjaltë me të. Pas kësaj, aplikoni mjaltë në zonën e irrituar me lëvizje të lehta. Vazhdoni të fërkoni derisa lëkura ta përthithë atë. Mos e shpëlani.
Prekni zonën derisa të ndjeni se lëkura e ka thithur plotësisht mjaltin. Do të vini re se lëkura juaj do të jetë më e butë dhe më e ndritshme, dhe skuqja do të reduktohet ndjeshëm. /Telegrafi/