Site icon Telegrafi

Zbuloni pozicionet më të rrezikshme në seks

Studiuesit brazilianë pas shumë hulumtimesh gjetën dhe pozicionet e zakonshme seksuale dhe ato më të rrezikshme.

Pozicioni në të cilin një grua është sipër mashkullit shkakton përqindjen më të madhe të numrit të përgjithshëm të frakturave të penisit.

Gjatë seksit kur gruaja është sipër penisit mund të kontrollojë peshën, por problemet mund të ndodhin kur një grua përjeton një orgazëm, atëherë ajo nuk mund të kontrollojë lëvizjet e saj dhe për këtë arsye mund të jetë e rrezikshme.

Nga ana tjetër, “pozicioni misionar”, ku një burrë është në pozicionin lartë është padyshim pozita më e sigurt seksuale.

Mjekët nga tre spitalet braziliane konfirmuan një total prej më shumë që 42 raste të frakturave ë penisit në trembëdhjetë vjet.

Njëzet e tetë raste janë regjistruar në një marrëdhënie heteroseksuale, katër në një marrëdhënie homoseksuale, pastaj gjashtë në masturbim dhe katër nën rrethana të paqarta.

Autorët deklarojnë se plagët e penisit janë shumë të rralla, shkruan Mapo.

“Qëndrimet më të rrezikshme të seksit janë ato ku gratë janë në pozicionet e sipërme. Kur një njeri është duke i kontrolluar lëvizjet, shanset janë minimale të një lëndimi”,- thonë hulumtuesit. /Telegrafi/
 

Exit mobile version