Site icon Telegrafi

Zbuloni nëse jeni goditur nga shigjeta e Amorit

 Por, marrë parasysh se ne vetëm mund të qëllojmë, sidomos në fillimin e lidhjes, nuk mbetet asgjë tjetër pos të dekodojmë sjelljet e tij dhe ta zbulojmë nëse jeni goditur nga shigjeta e Amorit.

10 shenja të qarta se ai çmendet pas jush
1. Ju buzëqesh. Dhe këtë jo vetëm kur dëshiron të përfitojë diçka nga ju.
2. Me juve bisedon gjatë, madje shumë gjatë. Zakonisht pjesëtarët e gjinisë mashkullore nuk flasin shumë, derisa nuk gjejnë dikë pas së
cilës janë dashuruar.
3. Ju ledhaton. Kur një mashkull nuk pëlqen një femër, nuk i pëlqen prekja e saj. Kur ai ta bëjë një gjë të tillë, atëherë gjërat janë krejt ndryshe, ju dashuron.
4. Interesohet për juve sinqerisht. Dëshiron të dijë gjithçka për juve, çfarë ju pëlqen, çfarë
nuk ju pëlqen, ushqimin tuaj të preferuar, çfarë ju intereson.
5. Me juve gjithçka e ka më të lehtë. Bën gjithçka, vetëm e vetëm të jetë me juve dhe t’ju bëjë të lumtur.
6. Pëlqen mangësitë tuaja. Të gjitha mangësitë tuaja, të cilat ju edhe nuk dëshironi t’i theksoni, për të janë të ëmbla. Për të jeni e bukur, ashtu si jeni.
7. Mendoni njësoj, dëshirat i keni të njëjta, e kur jeni së bashku gjithçka sillet rreth juve, madje edhe bota.
8. Pëlqen ta kalojë kohën me juve. Pa marrë parasysh se çfarë bëni, vetëm të jeni së bashku.
9. Është i gatshëm në kompromise. Natyrisht, nganjëherë që të dy keni dëshirat dhe kërkesat tuaja, por përnjëherë është në gjendje të heqë dorë nga gjërat, të cilat dikur për të ishin më të rëndësishme sesa kushdo tjetër.
10. Planifikon të ardhmen. Nëse vëreni se po bën plane për të ardhmen, e në ato plane jeni të përfshirë edhe ju, atëherë me siguri se ju ka goditur shigjeta e Amorit.

Exit mobile version