Site icon Telegrafi

Zbuloni detajet “për kurdisjet”: Çfarë u tha në seancën dëgjimore të UEFA-s me Skënderbeun?

Në Komisionin Disiplinor të UEFA –s, drejtuesit e klubit të Skënderbeut u pyetën rreth dyshimeve për dy ndeshje të luajtura për kupat e Europës, atë mes Sportingut të Lisbonës dhe ndeshjen me Lokomotivën e Moskës. E para u fitua 5-1 nga portugezët dhe e dyta 3-0 nga moskovitët.

Në seancën pyetësorë zyrtarët e UEFA-s kanë kërkuar shpjegime për disa detaje, që sipas tyre janë të dyshimta. Panorama ka zbardhur disa prej pyetjeve që u janë bërë drejtuesve të Skënderbeut: Përse ekipi ishte vendosur në mënyrë të gabuar në disa momente? Përse një mbrojtjes nuk ishte në pozicionin e duhur në një episod të caktuar? Janë kërkuar shpjegime edhe për dyshimet për shkaktimin e një faulli apo penalltie. Zyrtarët e UEFA –s kanë pyetur edhe për kartonin e kuq të marrë nga Hamdi Salihi në ndeshjen me Sportingun e Lisbonës, transmeton lapsi.al.

Drejtuesit e Skënderbeut kanë dhënë shpjegime për të gjitha pyetjet. Ata kanë hedhur poshtë çdo dyshim për trukim të ndeshjeve. Në ekipin korçar pritet një përgjigje pozitive nga UEFA, e cila do t’u mbërrijë drejtuesve brenda pak ditësh.

Exit mobile version