Site icon Telegrafi

Zbulojini shenjat nëse i pëlqeni atij

Pothuajse gjithmonë është shumë e thjeshtë për të zbuluar nëse i pëlqen një personi. Nëse ai është mik apo dikush me të cilin njiheni më parë, e tëra që ju nevojitet është të vëzhgoni mënyrën e sjelljes së tij rreth jush.

Ai ndryshon në moment
Nëse një djalë është i impresionuar nga ju, sjellja e tij do të ndryshojë pothuajse në çastin e parë që ju sheh juve. Nëse është duke qeshur do të ndalojë, nëse është duke qëndruar i qetë, ai do ta rri të zërin.

Ai ndien atë që ti ndien
Kur ju i pëlqeni vërtet atij, ai do t’ju shikojë nga larg, sidomos kur jeni me miqtë tuaj, duke kaluar mirë dhe pa e vërejtur botën rreth jush. Nëse jeni duke qeshur, mund të ktheheni dhe të shikoni nga ai. Do të vëreni që edhe ai do të jetë duke qeshur, për shkak se ndien një lidhje me ju.

Kontakti në sy
Nëse jeni duke u hamendësuar në lidhje me ndjenjat e tij ndaj jush, kërkojeni këtë shenjë te ai. Në rast se e shihni duke ju vështruar me ngulm ne sy, do të thotë se është i interesuar për ju.

Ai lavdërohet
Nëse ai bën diçka qesharake derisa ju jeni afër tij dhe ju shikon së pari juve për të parë një reagim, kjo do të thotë se ai definitivisht ju pëlqen. Nuk ka rëndësi a është fjala për një lojë, apo për një shaka me një tjetër person. Ai do të shikojë së pari nga ju, për të parë nëse jeni duke e shikuar.

Ai mërzitet nga të tjerët
Nëse dëshironi të siguroheni në lidhje me pëlqimin e tij ndaj jush, mundohuni të flirtoni pak me të tjerët, kur ai ndodhet me ju. Nëse atij i pëlqeni vërtet, ai do të zemërohet kur ju sheh, duke biseduar ëmbël me një tjetër. Madje ai mund të ngrihet dhe të largohet. /Telegrafi/
 

Exit mobile version