Site icon Telegrafi

Zbulojeni nëse jeni në lidhje cilësore

Nuk keni frikë
Natyrisht se njerëzit kanë lloje të ndryshme të frikës, por nëse jeni në lidhje dhe jeni të sigurt se dëshironi të jeni në atë lidhje dhe nuk ndjeni aspak frikë, atëherë kjo është shenjë e mirë.

Dhuroni dhe e pranoni sinqeritetin
Kurrë nuk do të mund ta dini nëse ana tjetër ju flet të vërtetën, por mund të vendosni të besoni. Nëse ky është rasti në lidhjen tuaj, nëse flisni për gjithçka dhe jeni të hapur dhe të sinqertë, atëherë dijeni se jeni në lidhje cilësore.

Jeni të hapur edhe ndaj të tjerëve
Shumë lidhje moderne fshihen nga sytë e publikut, duke u zhvilluar nëpër bota të çuditshme virtuale. Nëse lidhja juaj është më ndryshe, përkatësisht kur partnerin tuaj ia paraqitni gjithë botës, atëherë jeni në një lidhje me plot potencial.

Jeni të barabartë
Nëse në lidhje njëri nga partnerët ndihet më inferior apo ana tjetër dëshiron që t’i impononi atë ndjenjë, atëherë kjo lidhje nuk ka të ardhme të ndritshme. Si qëndrojnë gjërat me ju? A ndiheni si një bashkësi e barabartë? Nëse po, atëherë gjithsesi se jeni në një lidhje stabile.
/Telegrafi/
 

Exit mobile version