Ngjarja e parë e BLAST në arenë për vitin 2023 do të mbahet në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara.
Turneu BLAST Premier Spring Final 2023 do të mbahet në Uashington, DC, kanë njoftuar organizatorët e turneut.
Ngjarja do të zhvillohet në Arena Entertainment & Sports me hapësirë për 4.000 persona do të jetë mikpritëse e turneut prej 425.000 dollarësh nga data 7-11 qershor.
Kjo ngjarje shënon rikthimin e organizimeve në Amerikën e Veriut për herë të parë që katër vite.
Tetë skuadra do të garojnë në BLAST Premier Spring Final, ku tri prej tyre veç se janë mësuar.
Vitality, FaZe dhe G2 janë skuadrat që kanë siguruar pjesëmarrjen tashmë, përmes turneut BLAST Premier Spring Groups. /Telegrafi/