Manchester United ka marrë një vendim në atë se a do të shkarkohet Erik ten Hag do të shkarkohet nëse humbasin ndaj Arsenalit këtë vikend.
Unitedi pësoi një tjetër humbje turpëruese mbrëmjen e djeshme (e hënë), pasi humbën me rezultat të thellë 4-0 në udhëtim tek Crystal Palace.
Të besuarit e Ten Hag tani kanë pësuar 13 humbje në Ligën Premier këtë sezon, shifra më e lartë e tyre që prej sezonit 1989/90.
Ata tashmë gjenden në pozitën e tetë në tabelë dhe janë në rrezik serioz që të dështojnë të kualifikohen në Evropë, diçka që nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2013/14 kur e përfunduan kampionatin në pozitën e shtatë.
Humbja ndaj Palace ka rritur shumë presionin mbi Ten Hag dhe tashmë janë shtuar spekulimet se ai mund të shkarkohet.
Sidoqoftë, The Telegraph ka zbuluar se United nuk e ka në plan që të shkarkojë Ten Hagun para finales së Wembleyt, përkundër asaj që mund të ndodhë në ndeshjet e ardhshme në Ligën Premier.
“Nga Old Trafford insistojnë se një vendim final lidhur me të ardhmen e Ten Hag nuk do të merret deri në fund të sezonit pas finales së FA Cup, ani pse një numër i lojtarëve tashmë janë të pajtuar me fatin e tyre”, thuhej në raport.
Një ndër personat që kishte kërkuar shkarkimin e Ten Hag ishte edhe ish-legjenda e ‘Djajve të Kuq’ Michael Owen, i cili i bëri thirrje klubit ta shkarkojnë teknikun holandez dhe ta zëvendësojnë atë me Steve McClaren./Telegrafi/