Disa specie, siç është pantera, mund të ndërrojnë ngjyrën për më pak se dy minuta. Shumë hardhuca kanë disa shtresa të qelizave me pigmente të ndryshme, të cilat ia mundësojnë atyre të ndryshojnë ngjyrën.
Tani është zbuluar se kameleonët nuk përdorin të njëjtin proces kur ata ndryshojnë ngjyrën. Për shembull, nga e gjelbra në të verdhën.
Në vend të kësaj, kristalet e vogla të quajtur iridofore, janë gjendur nën sipërfaqen e lëkurës së kameleonëve. Këto kristale janë çelësi i ndërrimit të ngjyrës te kameleonët. Ato mund të zgjerohen kur kameleoni është i emocionuar.
Hulumtimi është publikuar në revistën “Nature Communications”. /Telegrafi/