Telegrafi

Zbulohet se si Ferugoson për pak nuk e mori Lahmin te Manchester United

Asistenti i Bayern Munich, Hermann Gerland, e ka zbuluar se si Sir Alex Ferguson e kishte kërkuar Philipp Lahm në fillimin e karrierës së tij.

Gerland që tani është pjesë e Bayern B, ka qenë kryesori që e ka dërguar Lahmin në huazim te VfB Stuttgart.

“Nuk ishte e lehtë të arrihet. Por në Stuttgart, Philipp luajti edhe në Ligën e Kampionëve. Pas tre muajsh ishte lojtari më i mirë i Manchester United”.

“Sir Alex Ferguson e donte në Angli, kjo tregon shumë”.

Lahm ka vendosur që të pensionohet në moshën 33 vjeçare. /Telegrafi/