Asistenti i Bayern Munich, Hermann Gerland, e ka zbuluar se si Sir Alex Ferguson e kishte kërkuar Philipp Lahm në fillimin e karrierës së tij.
Gerland që tani është pjesë e Bayern B, ka qenë kryesori që e ka dërguar Lahmin në huazim te VfB Stuttgart.
“Nuk ishte e lehtë të arrihet. Por në Stuttgart, Philipp luajti edhe në Ligën e Kampionëve. Pas tre muajsh ishte lojtari më i mirë i Manchester United”.
“Sir Alex Ferguson e donte në Angli, kjo tregon shumë”.
Lahm ka vendosur që të pensionohet në moshën 33 vjeçare. /Telegrafi/