Site icon Telegrafi

Zbulohet se përse Bruno i mbyll veshët pas çdo goli – nuk ka të bëjë asgjë me kritikët

Manchester United ka blinduar kapitenin e tyre edhe për tri vite të tjera pasi Bruno Fernandes nënshkroi një kontratë të re, duke e vazhduar të ardhmen e tij në Old Trafford.

Mesfushori portugez ka luajtur një rol të rëndësishëm për Djajtë e Kuq që nga ardhja e tij në janar 2020. Duke fituar tri çmime Lojtari i Vitit – dhe ka qenë një nga lojtarët e paktë që ka dhënë qëndrueshmëri në paraqitjet e tyre gjatë viteve të fundit.

29-vjeçari jo vetëm që krijon mundësi shënimi për lojtarët e tjerë të Erik ten Hag, por gjithashtu edhe shënon, pasi ka regjistruar të paktën dhjetë gola çdo sezon që nga ardhja e tij.

Synimi i tij për golin dhe qëndrueshmëria në gjetjen e rrjetës, e kanë detyruar atë të krijojë një festë, e cila tashmë është bërë e njohur si e tija në botën e futbollit.

Edhe pse shumë fansa mund të mendojnë se festimi i Fernandes ‘Nuk të dëgjoj’ është një mesazh i drejtpërdrejtë për urrejtësit e tij, në fakt ka një kuptim më të thellë, i cili lidhet me vajzën e tij.

Fernandes zbuloi në vitin 2020 arsyen e vërtetë pse ai i feston të gjitha golat e tij duke mbuluar veshët.

Duke folur për faqen e Manchester United, fituesi i Ligës së Kombeve 2018-19 me Portugalinë shpjegoi se festimi ishte një shenjë për vajzën e tij Matilde.

Lexo po ashtu Zyrtare: Bruno Fernandes nënshkruan kontratë të re me Manchester United

“Në Portugali, kur luaja dhe fillova sezonin e dytë në Sporting, vajza ime po rritej. Ndonjëherë, unë dhe gruaja ime, ne flasim me të dhe ajo filloi të bënte kështu (i fut gishtat në vesh) pasi filloi ta bënte këtë. Dhe kështu, zgjodha këtë për të festuar golat për të”.

“Më duhet të flas me të sepse, sa herë e bëja këtë, nuk e shikon kurrë, kështu që, gjatë gjithë kohës, kur e telefonoj pas ndeshjes, ajo më thotë – mos e bëj!”.

“Më duhet të dërgoj foto ndonjëherë, shiko se po e bëj! E sheh (i drejtohet vajzës së tij)? Tani ajo e di sa herë që unë e bëj këtë për të. Në fillim, ajo nuk e dinte, por tani ajo e di, çdo herë, është për të”, ka shtuar më tej Bruno. /Telegrafi/

Exit mobile version