Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka bërë një dedikim të golit të fundit me fanellën e Lille në ndeshjen ndaj Lyon të hënën mbrëma.
Lille u mposht pas një rikthimi befasues nga Lyoni me rezultat 3-4 në ndeshjen e vlefshme për javën e 32-të në Ligue 1.
Njëri nga e vendasve u shënua nga sulmuesi prishtinas, Zhegrova, i cili gjeti rrjetën në minutën e 37-të për epërsinë 2-0.
Pas goli të bukur nga distanca, Zhegrova befasoi të gjithë duke festuar me një maskë në fytyrë.
Megjithatë, tashmë edhe gjetur edhe arsyeja e festës, e cila ishte një dedikim për një këngëtar të njohur, përcjell Telegrafi.
La célébration d’Edon Zhegrova 🎭 pic.twitter.com/2Y4xS9dyDE
— Actu Foot (@ActuFoot_) May 6, 2024
Zhegrova shkoi në një koncert të M Huncho disa ditë para ndeshjes së tij me Lille dhe iu dhurua një maskë.
Reprezentuesi i Kosovës i premtoi reperit se nëse shënonte se do ta vendoste maskën dhe një gjë të tillë e bërë mbrëmë (e hënë). /Telegrafi/
🇽🇰🎭 Edon Zhegrova went to a M Huncho concert a few days before his game with LOSC Lille and was gifted a mask…
He promised the rapper if he scored he would take the mask out! 🥶 pic.twitter.com/s1ksIO1NA3
— EuroFoot (@eurofootcom) May 7, 2024