Telegrafi

Zbulohet prapaskena se pse u largua Diego Costa nga Atletico Madrid, ai dhe trajneri kishin një konflikt ku nuk mungoi përdorimi i duarve

Largimi i papritur i Diego Costas nga Atletico Madrid i cili prishi kontratën 6 muaj para fundit të saj ka krijuar shumë bujë në mediat spanjolle.

Një ngjarje që befasoi tifozët e kubit që aktualisht janë lider në La Liga.

Diego Costa theksoi se po e bën këtë veprim për shkaqe familjare, por e vërteta është ndryshe dhe prapaskenat kanë dalë në dritë.

Ato i ka zbuluar De La Morena, gazetari i El Transistor. Ky i fundit deklaron se sulmuesi i njohur ka pasur një sherr me Nelson Vivas, ndihmësin e Diego Simeones.

Situata është tensionuar, ofendimet nuk kanë munguar dhe palët kanë qenë shumë afër përdorimit të duarve ndaj njëri-tjetrit.

Një gjë e tillë ka sjellë fundin e aventurës së lojtarit me Atletico Madrid, që ka piketuar Arkadiusz Milik si pasuesin e tij.

Akordi me sulmuesin polak është arritur, ndërsa tani duhet gjetur gjuha e përbashkët me klubin e Napolit që synon të arkëtojë 18 milionë euro./Telegrafi/