Telegrafi

Zbulohet numri që Januzaj do ta bartë te Sunderlandi (Foto)

Adnan Januzaj do ta bartë fanellën me numrin 11.

Skuadra angleze ka bërë publike numrat për sezonin e ri të Ligës Premier.

Në këtë sezon te skuadra e Sunderlandit do të luaj edhe mesfushori nga Kosova, Adnan Januzaj, i cili u zyrtarizoi sot si transferimi më i ri.

Lexo po ashtu Mourinho flet për Januzajn pas huazimit

Me tu zyrtarizuar si futbollisti më i ri i skuadrës, ‘Macet e Zeza’ kanë zgjedhur edhe numrin fanellës së tij.

Januzaj në sezonin 2016/17 do ta bartë fanellën me numrin 11, numër ky i preferuar nga mesfushori kosovar, pasi e barti edhe te Unitedi. /Telegrafi/