Site icon Telegrafi

Zbulohet misteri i madh, McClean tregon më në fund pse nuk e bart lulen në fanellë (Foto)

Çdo sezon, James McClean refuzon ta bart në fanellë lulen e kuqe dhe kështu ndodhi edhe në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

Lulja e kuqe në fanellë simbolizon luftën e parë dhe të dytë botërore si dhe viktimat e këtyre dy luftërave.

Futbollisti irlandez të njëjtin refuzim e bëri edhe vitin e kaluar ndaj Leicester Cityt dhe Manchester United.

James McClean në ndeshjen ndaj Manchester Cityt pa lulen e kuqe në fanellë

Edhe në klubet e mëparshme ku luajti futbollisti si në Sunderland dhe në Wigan ai refuzoi ta bartë në fanellë lulen e kuqe.

Por vetë lojtari ka treguar më në fund arsyejen se pse e refuzon një gjë të tillë kur atë lule në fanellë e bartin të gjithë lojtarët tjerë.

“Nëse lulja në fanellë do të simbolizonte thjesht luftën e parë dhe të dytë botërore si dhe viktimat atëherë unë do ta bartja atë çdo ditë”.

“Kjo lule simbolizon të gjitha konfliktet që kishte Britania. Për shkak të historisë se nga vi unë, nuk do ta bartë këtë lule”, ka deklaruar futbollisti nga Derry i Irlandës.

 

Vitin e kaluar ndaj Manchester United, McClean nuk e barti lulen e kuqe në fanellë si bashkëlojtarët e tij

Kujtojmë që Anglia dhe Irlanda janë në një konfilkt qindra vjeçar, por që aktualisht është i ngrirë.

27-vjeçari ka qenë i guximshëm duke mos e bartur këtë lule edhe pse ka marrë kërcënime me vdekje në të kaluarën. /Telegrafi/

Yacob Claudio e bartë lulen e kuqe në takim ndaj Leicesterit por këtë gjë nuk e bënë edhe James McClean
Exit mobile version