Site icon Telegrafi

Zbulohet koreografia gjigante e serbëve me Car Llazarin që mban mesazh për shqiptarët (Foto)  

Paraditen e sotme është zhvilluar mbledhja e zakonshme në lidhje me masat organizative për ndeshjen Partizan i Beogradit-Skënderbeu, sot (e enjte) ora 19.00.

Zyrtarët e UEFA-s janë takuar me përfaqësues të dy klubeve dhe janë koordinuar edhe me drejtuesit e lartë të policisë serbe në lidhje me masat e sigurisë në stadiumin e Partizanit.

Lexo po ashtu Partizani i Beogradit – Skënderbeu, formacionet zyrtare

Ndërkohë, në njërën nga tribunat e stadiumit aty ku rrinë tifogrupi i famshëm i Partizanit , Grobari po shpalosnin një banderolë gjigante, që do të përdoret sonte si pjesë e koreografisë para ndeshjes.

Bëhet fjalë për Car Llazarin, i cili nga serbët njihet si themeluesi i një Serbie të madhe dhe komandanti që u ka prirë ushtrive ballkanike në përballjen me Perandorinë Osmane, 627 vjet më parë, në atë që njihet si “Beteja e Kosovës”.

Koreografia e Grobarit

Në atë betejë Car Llazari mbeti i vrarë dhe për atë njihet si heroi më i madh nga serbët.

“Pagëzimi, mallkimi dhe betimi janë të shenjta”, shkruhet në parullën gjigante të tifozerisë serbe.

Exit mobile version