Mediat ndërkombëtare tashmë kanë zbuluar para kohe fanellën e tretë të Manchester Cityt për sezonin e ri 2020/21.
Klubet e futbollit kanë tendencë të përdorin fanellat e treta për të eksperimentuar me ngjyrat dhe modelet dhe një klub që e ka bërë këtë në vitet e fundit është Manchester City.
Kompleti i fanellës së tretë i Qytetarëve për sezonin 2019/20 u duk shumë i çuditshëm kur u zbulua, pasi kishte edhe pse ishte unik me ngjyrë të verdhë dhe rozë, ai u prit shumë keq me fansat.
Përkrahësit e klubit padyshim se do të prisnin sezonin e ardhshëm, ku nuk do të duhej ta vishnin një fanellë e cila do t’i bënte të ndiheshin më mirë.
Megjithatë, tifozët e Cityt thjesht mund të urrejnë edhe më shumë fanellën e tretë të sezonit të ardhshëm.
Kjo për shkak se kjo fanellë e sezonit për vitin 2020/21 është zbuluar nga një medium i besueshëm si Footy Headlines.
Dhe kjo fanellë është absolutisht e tmerrshme.
Komentet e tifozëve pas zbulimit të fanellës kanë qenë me shumicë kundër, duke pasur cilësime si ‘e neveritshme’ ‘e pështirë’ e shumë e shumë tjera. /Telegrafi/