Sofyan Amrabat është bashkuar me Manchester Unitedin pas përpjekjeve të mëdha që bën Djajtë e Kuq për afrimin e tij.
Në mediat angleze fillimisht u raportuar se Amrabat është i lënduar dhe se do t’i mungoj Djajve të Kuq për një kohë prej gjashtë javësh.
Megjithatë një gjë e tillë nuk është e vërtetë, pasi Amrabat do t’i bashkohet Marokut për miqësoret ndërkombëtare pas thashethemeve se ai mori një dëmtim gjatë testeve të tij në Manchester United .
The Athletic raporton se një problem i lehtë me shpinën u zbulua gjatë kontrollit të tij, por që nuk është asgjë serioze dhe se Amrabat do të jetë në aksion në ndeshjet pas kombëtareve.
27-vjeçari ka nënshkruar një marrëveshje huazimi për një sezon nga Fiorentina , me Djajtë e Kuq që paguajnë tarifën fillestare të huazimit prej 10 milionë euro.
#️⃣4️⃣
Suits you, Sofyan 👌🇲🇦#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) September 5, 2023
United do të ketë të drejtën e blerjes në fund të sezonit të marokenit për 20 milionë të tjera.
Amrabat është prezantuar tani te United ku do ta bartë fanellën me numër katër. /Telegrafi/