Trajneri i Barcelonës, Xavi, së fundmi ka lënë të kuptohet se klubi mund të synojë shitjen e Robert Lewandowskit gjatë afatit kalimtar veror.
Ai paralajmëroi se vendi i sulmuesit polak në ekip mbetet i pasigurt dhe ata do të marrin një vendim lidhur me të ardhmen e tij në fund të sezonit.
Pas kësaj deklarate të Xavit, mediumi spanjoll RAC1 ka pretenduar se klubi me të vërtetë po konsideron mundësinë që t’i shqyrtojë ofertat që vijnë në drejtim të tyre për sulmuesin veteran gjatë verës.
Një arsye e madhe pse Barcelona po mendon ta shesë Lewandowskin është për shkak të pagës së tij jashtëzakonisht të lartë prej 32 milionë eurosh në sezon.
Ani pse polaku ka ripërsëritur se nuk dëshiron që të largohet nga Barcelona, çështja e pagës së tij mund të bëjë që blaugranasit ta shesin atë.
35-vjeçari ka shënuar 23 gola dhe ka dhuruar nëntë asistime në 35 paraqitje për Barcelonën deri më tani këtë sezon, dhe së fundmi ka shënuar het-trik në fitoren ndaj Valencias./Telegrafi/