Site icon Telegrafi

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Tuchel është pranë shkarkimit nga Bayerni, nuk ka të bëjë me rezultatet

Një ‘burim’ brenda klubit të Bayern Munich ka zbuluar arsyen e vërtetë pse trajneri Thomas Tuchel është shumë afër shkarkimit nga gjiganti gjerman.

Bayerni e ka fituar Bundesligën në 11 sezonit e fundit, por ‘gjahu’ i tyre këtë sezon për trofe është vënë në rrezik serioz, pasi momentalisht lider në elitën e futbollit gjerman është Bayer Leverkuseni, teksa kanë mbetur edhe 12 ndeshje deri në përfundim.

Vikendin e kaluar Bayerni u ‘shkatërrua’ me rezultat 3-0 në udhëtim ndaj Leverkusenit, ndërsa ata poashtu kanë pësuar humbje edhe në ndeshjen e parë të fazës së 1/8 në Ligën e Kampionëve ndaj Lazios.

Sidoqoftë, rezultatet e dobëta së fundmi duket se nuk janë aryseja kryesore pse tekniku gjerman po rrezikon të shkarkohet nga posti i trajnerit.

Lexo po ashtu Shkaku i Tuchel, top ylli e kërkon largimin nga Bayerni

Sipas The Athletic, një burim i panjohur brenda klubit ka thënë se Tuchel ka dështuar që të krijojë raporte të mira me pjesën më të madhe të lojtarëve, kryesisht për faktin se ai i ka kritikuar shumicën prej tyre në disa raste.

“Ai i ka kritikuar të gjithë”, ka thënë një anëtar i Bayernit për The Athletic.

Figura të tjera tek Bayerni besojnë se lojtarët e mëdhenj në dhomën e zhveshjes e kanë humbur urinë për trofe dhe faji tani i adresohet tërësisht Tuchelit.

Lexo po ashtu Shumë i mërzitur dhe gati të fillojë të qajë pas zëvendësimit – Kimmich nuk ishte parë asnjëherë në këtë gjendje

Nervozizmi i yjeve të Bayernit u pa qartë në ndeshjen e fundit, veçanërisht kur Joshua Kimmich u përplas me asistentin Zsolt Low pas ndeshjes.

Bayerni tashmë raportohet se ka nisur kërkimet për zëvendësuesin potencial të Tuchel dhe favoriti kryesor mbetet Hansi Flick./Telegrafi/

Exit mobile version