Site icon Telegrafi

Zbulohen të fshehtat e Ronaldinhos, ai nuk stërvitej nga një javë dhe shkëlqente

RONALDINHO - Football - Paris saint germain / Marseille- L1 - 26.10.2002 - Foot - PSG / OM- hauteur attitude joie

Ronaldinho është një ndër futbollistët më të mëdhenj në historinë e futbollit, ku ka fituar gjithçka dhe ka zbavitur tifozët si pak futbollistë në histori.

Megjithatë, karriera e tij filloi rënien e pandalshme që në moshën 30 vjeç dhe me sa duket gjithçka për një arsye të thjeshtë: ylli brazilian nuk e kishte fare me qejf stërvitjen.

Nga viti 2001 deri në vitin 2003, Ronaldinho luajti te PSG-ja, që më pas e shiti për 32.3 milionë euro te Barcelona, por që në moshën 22-23 vjeç nuk kishte fare disiplinë sportive.

Lexo po ashtu Ronaldinho shkëlqen në futsall, shënon pesë gola (Video)

Të paktën kështu pretendon një ish-shok skuadre te PSG, Jerome Leroy, i cili kujton rastet kur luante me yllin e madh brazilian.

“Ronaldinho nuk stërvitej fare gjatë javës, paraqiten në stërvitje të premten dhe luante të shtunën. Që në mëngjes paraqitej me syze dielli dhe shkonte të bënte masazhe e të flinte gjumë. Lojtarët me talentin e tij janë pak të çmendur”, ka thënë Leroy. /Telegrafi/

Exit mobile version