Sulmuesi afrikan, Pierre Emerick Aubameyang ka mundur të transferohej në Serie A.
27-vjeçari tri vite më parë iu bashkua Borussia Dortmundit nga skuadra franceze St Etienne për 13 milionë euro.
Por ka qenë agjenti i lojtarit, Oscar Damiani që ka zbuluar se klienti i tij ishte shumë afër Romës dhe Napolit.
Por arsyeja banale sipas agjentit ishte se Roma dhe Napoli kërkonin huazimin me të drejtë blerje duke synuar ta testojnë së pari Aubameyangin.
“Roma dhe Napoli e kërkuan dhe të dyja ishin afër ta transferonin por dëshironin huazim me të drejtë blerje pasi nuk besonin në aftësitë e tij”.
“Kjo ishte një arsyeje banale dhe në fund erdhi oferta e Dortmundit e cila besoi shumë në klientin tim dhe tani ai i ka shpaguar milionat e paguar për të”, deklaroi agjenti i lojtarit.
Kujtojmë se Aubameyang ishte pjesë e Milanit por u largua nga ‘Rossonerët’ në vitin 2012 për një shumë modeste prej 1.800.000 euro.
Vlera momentale e lojtarit në tregun e transferimeve sillet rreth 80 milionë euro,ndërsa Roma dhe Napoli sigurisht që janë penduar për gabimin e bërë. /Telegrafi/