Telegrafi

Zbulohen ndeshjet e para për turneun e CS:GO – BLAST Premier Spring Final

(Foto: HLTV)

BLAST ka njoftuar ndeshjet fillestare së bashku me orarin për BLAST Premier Spring Final 2023, turneu i cili do të mbyllë sezonin e parë të konkurrencës së nivelit të parë në CS:GO.

Ngjarja do të zhvillohet në Uashington të Shteteve të Bashkuara, nga data 7-11 qershor.

Tetë skuadra do të garojnë për një grup çmimesh prej 425.000 dollarësh në BLAST Premier Spring Final.

Gjithashtu fituesi i këtij turneu do të kualifikohet për turneun BLAST Premier World Final 2023.

Favoritët kryesor për ta fituar çmimin e madh, janë Vitality, të cilët renditen në vendin e parë në ranglistën botërore, dhe gjithashtu fituan Majorin e fundit në Paris.

Ky është orari për ndeshjet e para që do të zhvillohen në BLAST Premier Spring Final:

16:00 Vitality – Imperial
19:00 G2 – Cloud9
22:00 Heroic – Complexity
01:00 FaZe – Astralis

/Telegrafi/