Telegrafi

Zbulohen grupet e turneut të CS:GO Blast Premier Fall

(Foto: HLTV)

Blast Premier Fall Groups do të jetë ngjarja e parë që do të mbahet pas pushimit të lojtarëve, ku ekipet do të garojnë për një grup çmimesh afro 180.000 dollarë.

Turneu pritet të fillojë me datën 19 gusht, ku 12 skuadra të ndara në tri grupe do të garojnë për të siguruar pjesëmarrjen në turneun Fall Final.

Tashmë janë mësuar emrat e ekipeve të cilat do të përballën ndaj njëra tjetrës në fazën e grupeve, ku na presin ndeshje të forta pas një pauze afër 1 mujore.

Dy ndeshjet e para të grupit A do të fillojnë me datën 19 gusht, grupi B pritet të fillojë me datën 20 gusht, ndërsa grupi C do të fillojë me datën 21 gusht.

Më poshtë i gjeni ekipet pjesëmarrëse të turneut Blast Premier Fall Groups:


Grupi A

Vitality

NIP

Astralis

OG


Grupi B

Natus Vincere

G2

Liquid

Complexity


Grupi C

FaZe

Heroic

BIG

Evil Geniuses


/Telegrafi/