Portieri i Espanyolit, Joan Garcia u mundua që ta shpërqendronte Kylian Mbappen para se francezi të bëhej gati për të ekzekutuar penalltinë në përballjen e vikendit, por kjo nuk shkoi saktësisht sipas planeve të tij.
‘Los Blancos’ e vazhduan serinë si të pamposhtur në këtë fillim sezoni në La Liga, duke fituar me rezultat 4-1 ndaj Espanyolit.
Mbappe, i cili iu bashkua gjigantit spanjoll gjatë kësaj verë në një marrëveshje pesë vjeçare, e gjeti golin e tij të katërt në tri ndeshje të luajtura në elitën e futbollit spanjoll.
Ai ishte lojtari që mori përsipër për të ekzekutuar një penallti të cilën e kishte fituar Endrick, vetëm dy minuta pasi u fut në fushë.
Mbappe u duk i sigurt se do të shënonte teksa po priste që ta vendoste topin tek pika e bardhë, edhe pasi portieri i Espanyolit, Joan Garcia bëri një përpjekje për t’u futur në kokën e tij.
Siç mund të shihni nga pamjet e mëposhtme, Mbappe nuk ishte fare i shqetësuar për taktikat shpërqendruese të Garcias, diçka që e shqetësoi bashkëlojtarin e tij Lucas Vazquez.
The Espanyol goalkeeper tried to put Kylian Mbappé off before his penalty.
He replied: “I don’t understand one f*cking word you’re trying to say to me.”
— TC (@totalcristiano) September 23, 2024
Një ekspert i leximit të buzëve ka sugjeruar se ish-ylli i PSG-së i është përgjigjur portierit spanjoll me fjalët: Nuk po e kuptoj asnjë fjalë që po përpiqeni të më thoni mua.
Ylli francez do të ketë mundësinë që të shtojë numrin e tij të golave në duelin ndaj Alavesit që do të luhet me fillim nga ora 21:00 në ‘Santiago Bernabeu’./Telegrafi/