Site icon Telegrafi

Zbulohen detajet pas kontratës së madhe të Mancinit me kombëtaren e Arabisë Saudite

Roberto Mancini thuhet se do të emërohet si trajner i kombëtares së Arabisë Saudite, duke fituar 30 milionë euro në vit deri në vitin 2026.

Mancio papritmas dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Italisë vetëm dy javë më parë, duke bërë që FIGC të emërojë Luciano Spallettin si zëvendësues të tij.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Mancini ka arritur një marrëveshje me Federatën Saudite për t’u bërë trajner i kombëtares së tyre deri në Kupën e Botës 2026.

Lexo po ashtu Një ofertë e çmendur me miliona euro në vit - mësohet arsyeja e dorëheqjes së Mancinit nga Italia

Gazeta italiane pretendon se Mancini do të fitojë rreth 30 milionë euro në vit për tre vitet e ardhshme. Një njoftim nga Federata Saudite thuhet se është ‘afër’.

Arabia Saudite do të përfshihet në Kupën e Azisë në janar. Ata e kanë fituar trofeun tre herë në histori, por e fundit ishte në vitin 1996.

 

Sipas raportit, Mancini së shpejti do të takohet me stafin e tij për t’u përgatitur për kapitullin e ri të karrierës së tyre. Atij mund t’i bashkohet legjenda e Interit, Lele Oriali, i cili ishte menaxher i ekipit të Italisë gjatë kohës së Mancinit në krye të Italisë.

Corriere dello Sport raportoi në fillim të kësaj jave se Gigi Buffon mund të zëvendësojë Orialin. /Telegrafi/

Exit mobile version