Drejtori i Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, ka zbuluar detajet e stadiumit nacional, që do të ndërtohet në Bërnicë të Poshtme.
I ftuar në emisionin Arena në Tribuna Channel, ai foli edhe për emërtimin e tij, pastaj stadiumin e Prishtinës se kur do të jetë gati, derisa gëzoi klubet që do të marrin pjesë në garat evropiane, sa i përket zhvillimit të ndeshjeve si vendas.
Të ftuar në emision ishin edhe Xhavit Kajtazi nga Tribuna Channel e Lulëzim Berisha, kryetar i tifozëve ‘Dardanët’. Kajtazi foli për emërtimin e stadiumit nacional dhe mirëmbajtjen e tij.
Berisha përmendi se emërtimi Dardanët dhe Fadil Vokrri ishin propozim i tyre tek ministri Kujtim Shala, derisa zbuloi më të rejat tek kjo tifozeri.