Disa prototipë të VW Amarok me pak kamuflazh janë fotografuar gjatë testimeve në Suedi.
Gjiganti i Volkswagenit doli në treg gjashtë vjet më parë dhe tani pritet të vijë modeli i ri i feskuar. Duke parë kabinën e re të prototipave pritet model më sportiv.
Besohet se Amarok 2017 do të ketë në sistem edhe përkrahjen për Android Auton dhe Apple Car Play.
Sa i përket motorit pritet që Amarok të mos ketë shumë ndryshime. Ai do të vijë me motor 2.0-litërsh me 140 kuajfuqi dhe me marsh manual me gjashtë shpejtësi.
Volkswagen do ta prezantojë Amarokin e ri pak muaj më vonë.