Kylian Mbappe u rikthye në skuadrën e Paris Saint-Germain një javë më parë pasi klubi nuk arriti të gjente një zgjidhje për të ardhmen e tij.
Parisienët synuan ta shisnin këtë verë që të mos largohej falas vitin e ardhshëm, por dështuan. Tani ata do të përpiqen të negociojnë një zgjatje të kontratës me të.
L’Equipe franceze shkruan se Mbappe dhe presidenti i PSG-së, Nasser al-Khelaifi janë takuar më 8 gusht për shkak të gjithë situatës së krijuar.
Thuhet se Al-Khelaifi i ka thënë Mbappes: “Do ta shihni! Nuk do të luani më! Ne nuk do t’ju fusin!”.
Mbappe u përgjigj: “Çfarë do të shoh? Do të jesh i vetmi president në histori që nuk do të më lërë të luaj!”.
PSG president Nasser al Khelaifi and Kylian Mbappe had a meeting on August 8 about the player’s contract situation… this happened!😲🤯#KylianMbappe #PSG #Football pic.twitter.com/zTVxLUPNTc
— Sportskeeda Football (@skworldfootball) August 19, 2023
Në takim duket se janë arritur disa konkluzione dhe janë arritur marrëveshje të caktuara, ndaj Mbappe do të luajë sonte për PSG-në kundër Toulousit në kuadër të xhiros së dytë të Ligue 1.
Mbappe nuk ka qenë fare me skuadrën gjatë përgatitjeve. /Telegrafi/